BERLIN, 25 prill /ATSH-AFP/ – Deutsche Bank dhe Commerzbank vendosën të heqin dorë nga bisedimet për shkrirjen e tyre në një kompani të vetme, të nisura që në mes të muajit mars për të krijuar një gjigant bankar gjerman, njoftuan sot dy grupet.
‘’Pas analizës së hollësishme, ky afrim nuk do të kishte krijuar përfitime të mjaftueshme për të kompensuar rreziqet, kostot e ristrukturimit dhe kapitalin e nevojshëm, elementët bazë nga një shkrirje e tillë’’, njoftuan dy bankat kryesore gjermane, duke artikuluar të njëjtin formulim në dy komunikata të ndryshme.
Për kreun e Commerzbank, Martin Zielke marrja në konsideratë e opsionit të konsolidimit gjerman, sesa bashkimit me një bankë të huaj kishte kuptim, por me kushtin që të ishte fitimprurës.
Megjithëse projekti, i mbështetur në fshehtësi nga shteti gjerman i cili zotëron 15% të Commerzbank, që prej fillimit nxiti skepticizmin e investitorëve dhe kundërshtimin e sindikatave të dy grupeve, pasi rreziku për punësimin ishte i lartë./ /v.b/ a.jor.























