UASHINGTON, 24 prill /ATSH-AFP/ – Akademia amerikane e arteve dhe shkencave në fushën e kinematografisë, e ngarkuar edhe për çmimet Oscar, njoftoi të martën në darkë se nuk do të ndryshonte kriteret e pranimit për të larguar Netflix nga kandidatët.
Një nismë e kryesuar nga regjisori Steven Spielberg po propagandon prej disa muajsh, në mënyrë që filmat e prodhuar dhe transmetuar nga platforma video online të mos pranoheshin më për çmimet Oscar.
Akademia më në fund mbajti pikën e dytë në rregulloren e saj, që kërkon për të qenë pjesë e pranimit në garë, një film duhet të ketë qenë vetëm në programin e një salle kinemaje në kontenë e Los Anxhelesit për të paktën shtatë ditë radhazi.
‘’Ne mbështesim shqyrtimin e filmit nga ana profesionale në sallë dhe e konsiderojmë atë si thelbësore në artin e kinemasë dhe kjo ka ndikuar shumë në diskutimet tona’’, u shpreh presidenti i Akademisë, John Bailey cituar në një komunikatë.
‘’Ne synojmë të shqyrtojmë më tej ndryshimet rrënjësore në vepër në industrinë tonë dhe të vazhdojmë shkëmbimet e mendimeve me anëtarët tonë për këtë çështje’’, shtoi ai , duke lënë të hapur mundësinë për një përmirësim të dukshëm të kritereve pas këtij viti./ /v.b/ a.jor.























