Ballina Bota

SHBA – 51% e amerikanëve pro forcimit të rolit të fesë

NJU JORK, 23 prill /ATSH-AFP/ – Rreth 51% e amerikanëve shprehen pro forcimit të rolit të fesë në shtetet e tyre, kundrejt vetëm 18% që janë kundër, sipas një anketimi të institutit të pavarur ‘’Pew Research Center’’ e realizuar në disa shtete e publikuar ditën e hënë.

SHBA-ja së bashku me Greqinë u shprehën pro në nivelin e 51%, një nga shtetet perëndimore ku përqindja është më e lartë në mesin e atyre të intervistuar në kuadër të këtij studimi të realizuar paralelisht në 27 shtete në pranverën e 2018.

Pesha e fesë është e rëndësishme në SHBA, pikërisht aty ku presidenti betohet tradicionalisht me dorën e vendosur  në Bibël dhe ku citimi “In God We Trust” (Ne besojmë në Zot) përmendet në të gjitha prerjet e kartëmonedhave.

Presidenti Donald Trump konsiderohet si person i afërt me lëvizjen evangjeliste, ku bën pjesë zëvendëspresidenti Mike Pence, i ashpër ndaj komunitetit  LGBT dhe kundër abortit.

Në Francë, në Suedi apo në Holandë, situata është pothuajse ndryshe nga ajo e SHBA-së, përkatësisht me 47%, 51% dhe 45% e personave të anketuar nuk mbështesin idenë që feja të ketë një vend më të rëndësishëm në shoqëri./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiblioteka parlamentare, Kuvendi pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Librit
Artikulli tjetërShqipëria, pjesë e platformës dixhitale të ripërdorimit të mbetjeve të ngurta