Ballina Bota

BM – Brexit ndan Rachel nga Boris Johnson

LONDËR, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Fëmijë të të njëjtëve prindër, por të kundërt në bindje.

Në Britaninë e Madhe, gazetarja Rachel Johnson, motra e ish-ministrit të Jashtëm konservator, Boris Johnson, është gati për të dalë në fushë me partinë e porsalindur ”UE change UK”, nëse Britania e Madhe do të marrë pjesë në zgjedhjet europiane në fund të majit.

Njoftimi është bërë nga vetë Rachel Johnson, aktiviste dhe militante anti Brexit.

Rachel u përfshi në listën e kandidatëve për zonën zgjedhore të Anglisë Jugperëndimore dhe mori pjesë sot në Bristol në fillimin e fushatës lokale për zgjedhjet europiane./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Pukë, punime intensive për rehabilitimin e rrugëve rurale
Artikulli tjetërSHËNDETËSI – Rreziku i obezitetit mund të parashikohet që në lindje