Ballina Bota

ARKITEKTURË – Oaze brenda kupolave për punonjësit e Amazonit

UASHINGTON, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Një pyll në mes të qytetit, i mbyllur në tri kupola me një dizajn fantastik  që përmbajnë dhjetëra mijëra bimë nga e gjithë bota.

Ato janë të ashtuquajturat Kupolat e Seattle, një strukturë e kompanisë të suksesshme Amazon dhe ka për qëllim ambiente relaksuese për punëtorët e kolosit të tregtisë elektronike, gjithashtu edhe për vizitorët.

Sferat u projektuan nga Jeff Bezos, themeluesi dhe CEO i Amazon, si një vend ku punonjësit mund të “mendojnë dhe punojnë ndryshe, të rrethuar nga natyra”.

Puna filloi në 2015 dhe u përfundoi në janar 2018.

Tri kupolat, që në gjeometri kanë emrin specifik hekzakontaedri pentagonal, përbëhen nga 2 600 pllaka xhami dhe mbi 500 tonë çelik.

Kupolaq qendrore është më i madhe, me një lartësi mbi 28 metra, një diametër prej 39 metrash dhe një sipërfaqe prej 300 metrash katrore.

Brenda kupolave të Amazonit, me nofkën “topat e Bezosit”, ka tavolina dhe një lokal si edhe një hapësirë ​​për takime, me 800 vende.

Megjithatë, shumica janë të zëna nga gjelbërimi: më shumë se 40 mijë bimë nga pyjet e 30 vendeve dhe të zgjedhur për aftësinë e tyre për të jetuar në kushte të përshtatshme mjedisore për njerëzit.

Ka edhe rreth 50 lloje pemësh.

Pjesët më interesante janë “muret e gjalla” që shtrihen vertikalisht për një total prej 370 metrash katrore, me 25 mijë bimë të 200 lloje të ndryshme.

Ato synojnë të jenë një demonstrim inovativ i biodiversitetit dhe të kenë një sistem të qëndrueshëm të ujitjes që ruan ujin dhe lëndët ushqyese në brendësi./ /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Lojtari i Kombëtares Shqiptare drejt Serisë A
Artikulli tjetërNdërtohet anija turistike në Vlorë, e destinuar për ujërat shqiptare