UASHINGTON, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Një pyll në mes të qytetit, i mbyllur në tri kupola me një dizajn fantastik që përmbajnë dhjetëra mijëra bimë nga e gjithë bota.
Ato janë të ashtuquajturat Kupolat e Seattle, një strukturë e kompanisë të suksesshme Amazon dhe ka për qëllim ambiente relaksuese për punëtorët e kolosit të tregtisë elektronike, gjithashtu edhe për vizitorët.
Sferat u projektuan nga Jeff Bezos, themeluesi dhe CEO i Amazon, si një vend ku punonjësit mund të “mendojnë dhe punojnë ndryshe, të rrethuar nga natyra”.
Puna filloi në 2015 dhe u përfundoi në janar 2018.
Tri kupolat, që në gjeometri kanë emrin specifik hekzakontaedri pentagonal, përbëhen nga 2 600 pllaka xhami dhe mbi 500 tonë çelik.
Kupolaq qendrore është më i madhe, me një lartësi mbi 28 metra, një diametër prej 39 metrash dhe një sipërfaqe prej 300 metrash katrore.
Brenda kupolave të Amazonit, me nofkën “topat e Bezosit”, ka tavolina dhe një lokal si edhe një hapësirë për takime, me 800 vende.
Megjithatë, shumica janë të zëna nga gjelbërimi: më shumë se 40 mijë bimë nga pyjet e 30 vendeve dhe të zgjedhur për aftësinë e tyre për të jetuar në kushte të përshtatshme mjedisore për njerëzit.
Ka edhe rreth 50 lloje pemësh.
Pjesët më interesante janë “muret e gjalla” që shtrihen vertikalisht për një total prej 370 metrash katrore, me 25 mijë bimë të 200 lloje të ndryshme.
Ato synojnë të jenë një demonstrim inovativ i biodiversitetit dhe të kenë një sistem të qëndrueshëm të ujitjes që ruan ujin dhe lëndët ushqyese në brendësi./ /os/ /em/ a.jor.
