Ballina Bota

VENEZUELË – Dëbohet një gazetare suedeze

KARAKAS, 19 prill /ATSH-AFP/ – Një gazetare suedeze u dëbua një ditë më parë nga Venezuela, në momentin e mbërritjes në Karakas, referuar një mesazhi të saj në Twitter, i konfirmuar si lajm edhe nga një sindikatë e gazetarëve venezuelianë.

‘’Më dëbuan pa asnjë arsye’’, shkruan Annika Rothstein përpara nisjes së avionit në kthim të ‘’Air France’’ .

Me lot në sy ajo tregon se i ishte marrë pasaporta.

‘’Annika Rothstein, e cila kishte punuar në Venezuelë si gazetare, u ndalua pak përpara se të zbriste nga avioni në Karakas, nga katër ushtarë për t’u marrë më pas në pyetje’’, pohon për median Marco Ruiz, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës Kombëtare të Punonjësve të Medias të Venezuelës (SNTP).

‘’Është një veprim i përsëritur. Ata nuk japin asnjë shpegim’’, pohon ai.

”Unë besoj se ky incident u shënua nga fakti se Annika nuk kishte vizë pune, por mungesa e vizës nuk duhet të çonte automatikisht në dëbimin e saj”, theksoi ai./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDepartamenti Amerikan i Mbrojtjes: Shqipëria, kontribuesja e dytë më e madhe për banorë në misionin e Afganistanit
Artikulli tjetërFOTO/ 20 vjet pas eksodit, dëshmitë e fëmijëve në 100 vizatime dhe vjersha