Ballina Bota

BERLIN – Studimi: Rriten episodet me sfond antisemit

BERLIN, 18 prill /ATSH-ANSA/ – Rriten episodet me sfond antisemit në Berlin, sipas studimit të bërë nga Qendra Kërkimore e Berlinit (RIAS), që tregon një rritje me 14% për vitin 2018 duke e krahasuar me 2017-ën.

”Veçanërisht numri i sulmeve fizike është më shumë se dyfishuar nga 18 në 46. Edhe numri i kërcënimeve gjithashtu u rrit dukshëm nga 26 në 46”, sipas këtij studimi.

Sipas tij, rezultojnë edhe 831 raste të sjelljes së bazuar në paragjykime, me një rritje prej 22%.

Gjithashtu rritje ka shënuar edhe fenomeni i propagandës me përmbajtje antisemite./    /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: Mbyllja e transmetimeve të paligjshme audiovizive vlerëson punën krijuese
Artikulli tjetër810 gra kryen mamografinë falas në tre muajt e parë të 2019