Ballina Bota

TEL AVIV – Netanyahu sërish drejt postit të kryeministrit

JERUZALEM, 16 prill /ATSH-AFP/ – Lideri i një partie izraelite të rëndësishme i ofroi sot një mbështetje të madhe dhe vendimtare qëndrimit të Benjamin Netanyahut në postin e kryeministrit pas zgjedhjeve legjislative të mbajtura së fundmi.

Avigdor Lieberman, lideri i partisë nacionaliste dhe laike ”Israel Beiteinou” paraqiti në fillim disa kushte që rrezikojnë të komplikojnë ndjeshëm detyrën e Netanyahu nëse presidenti Reuven Rivlin i beson atij detyrën për formimin e qeverisë së ardhshme.

Rivlin pritet të bëjë një njoftim zyrtar të mërkurën në mbrëmje dhe zgjedhja e Netanyahut nuk ka më asnjë dyshim.

Rivlin po vijon sot konsultimet e nisura një ditë më parë me përfaqësuesit e secilës prej partive që do të ulen në Knesset pas fitores së arritur në zgjedhjet e 9 prillit.

Ai i priti ata me radhë dhe Lieberman rekomandoi emrin e Netanyahu.

Në sajë të mbështetjes së Israel Beiteinou, me pesë mandate dhe forcave të tjera politike të së djathtës Netanyahu siguroi një shumicë parlamentare prej 65 vendesh nga 120, sipas parashikimeve të bazuara në rezultatet e zgjedhjeve./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInaugurohet pllaka përkujtimore e viktimave të eksodit të Malishevës së Gjilanit
Artikulli tjetërUji i detit si alternativë e përdorimit të burimeve të rinovueshme