Ballina Flash

Prova televizive, mesfushorët e “Milanit” rrezikojnë pezullimin

TIRANË, 15 prill /ATSH/ – Gjithçka kishte nisur si një bast në rrjetet sociale dhe më pasi si një shaka, kur mesfushorët e “Milanit”, Kessie dhe Bakayoko morën fanellën e Acerbit dhe e valvitën poshtë tribunës së ultrasve të kuqezinjve, por tashmë të dy ata rrezikojnë pezullimin.

Gjesti u kritikua shumë në rrjetet sociale, por edhe nga pjesëtarë të të dy klubeve, ndërsa vetë dy futbollistët kërkuan ndjesë publike pas ndeshjes dhe shpjeguan se gjithçka ishte një shaka e nisur më herët mes palëve.

Megjithatë Giuseppe Pecoraro, shefi i prokurorisë federale pranë FIGC, ka thënë për mediet italiane se do të kërkojë nga Gjykata Sportive, që të marrë për bazë pamjet televizive, për të dënuar mesfushorët e “Milanit”.

Përveç këtij rasti, pritet që prova televizive të aplikohet edhe për sherrin mes pjesëtarëve të të dyja skuadrave, në përfundim të takimit, ku Calhanoglu, Kessia dhe Luis Alberto u përfshinë në shtyrje e sharje me njëri-tjetrin.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLionel Messi drejt fitimit të “Këpucës së Artë”
Artikulli tjetërKLP dërgon emrat e 10 prokurorëve për Veting, disa prej tyre kandidatë për SPAK