Ballina Flash

Patronazhimi, ndërhyrjet e vështira edhe në spitalet rajonale

TIRANË, 15 prill/ATSH/ – Programi i patronazhimit po mundëson dhënien e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve.

Falë mjekëve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” që po ofrojnë shërbimin e tyre në maternitetin e Krujës, grave po u mundësohet edhe lindja e fëmijëve pranë vendbanimeve të tyre.

Kështu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se nuk është më e nevojshme që t’i drejtohen Tiranës për ndërhyrje, qofshin këto edhe të komplikuara. Sipas saj, falë dhënies së shërbimit afër vendbanimit, janë realizuar në këtë maternitet lindje dhe disa ndërhyrje të vështirësisë së lartë.

“Patronazhimi i spitaleve rajonale dhe bashkiake nga spitalet universitare të Tiranës, i shërben ofrimit të shërbimit shëndetësor cilësor afër vendbanimit për qytetarët, por i vlen edhe ekipeve mjekësore për edukimin në vazhdim. Vijon patronazhimi i maternitetit të Krujës nga mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, të cilët bashkë me ekipin e mjekëve të Krujës, po mundësojnë në këtë spital edhe ndërhyrjet e vështira”, tha Manastirliu.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Muzeu i Fotografisë ”Marubi”, një shekull histori në fokus
Artikulli tjetërAUSTRALI – E djathta ekstreme pëson rënie të ndjeshme