Ballina Flash

Juventusi “shënjestron” talentet e Serisë A

TIRANË, 15 prill /ATSH/ – “Juventusi” gjithmonë ka synuar talentet e futbollit italian, ndaj dhe në verë do të jetë në krye të skuadrave që duan Federico Chiesën dhe Nicolo Zaniolon.

Drejtuesit janë të bindur se të paktën njëri prej tyre do të vishet bardhezi në verë. “Zonjës së vjetër” nuk i mungojnë paratë apo lojtarët që mund t’i përfshijë në operacione të tilla.

Ricardo Orsolini mund të sakrifikohet nga Paratici më së shumti në bisedimet me “Fiorentinën” për Chiesën. Ky i fundit vlerësohet 50-60 milionë euro, ndërsa “Juventusi” do të ofrojë, plus ofertës ekonomike, edhe kartonin e Orsolinit, që vlerësohet 10-13 milionë euro.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrajnime profesionale për 20 mijë punëkërkues në të gjithë vendin
Artikulli tjetërGjirokastër, restaurim kroit në fshatin Dhoksat