Ballina Bota

SHBA – Trump kërkon emërimin e Ivankës në krye të BB

UASHINGTON, 12 prill /ATSH-AFP/ – Në një intervistë të presidentit amerikan, Donald Trump që pritet të publikohet sot, ai shprehet se planifikon të emërojë vajzën e tij Ivanka, 37 vjeçe, në krye të Bankës Botërore me arsyetimin se ajo është shumë mirë me shifrat.

‘’Është një diplomate e vërtetë’’, pohon Trump në një intervistë për revistën ‘’The Atlantic’’.

”Ajo do të kishte qenë gjeniale në OKB për shembull, si ambasadore e SHBA-së”, shtoi ai.

‘’Nëse unë do ta kisha emëruar, ata do të ulërinin për nepotizëm, ndërsa ky post nuk do të kishte absolutisht asnjë lidhje me nepotizmin’’, vijon ai.

”Ajo mund të jetë e përkryer në këtë post, pasi është shumë e mirë me shifrat’’, theksoi Trump./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRita Ora zbulon datat e turneut botëror
Artikulli tjetërInvestimet në infrastrukturën rrugore, brenda kontratave