Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 12 prill 2019

TIRANE, 12 prill /ATSH/ -Moti për sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Mjegull / mjegullinë lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10m/sek dhe në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon parashikohet i forcës 0-1 ballë me lartësi vale 0.3-0.8 metër.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/17 Shi diell
Kukës 7/15 Shi diell
Lezhë 9/17 Shi diell
Dibër 5/14 Shi diell
Durrës 10/18 Shi diell
Tiranë 10/19 Shi diell
Elbasan 10/17 Shi diell
Berat 7/18 Shi diell
Vlorë 8/20 Shi diell
Korçë 5/14 Shi diell
Gjirokastër 7/18 Shi diell
Sarandë 12/20 Shi diell

 

 /e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇmimet e larta në aeroport, Balluku: Strategjia jonë për të krijuar konkurrencë në treg
Artikulli tjetërKosovë/ Mot i vranët dhe intervale me diell