Ballina Ekonomi

30 ura drejt rikonstruksionit të plotë

TIRANË, 12 prill /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka nisur punën për të rikonstruktuar 30 ura, që janë në gjendje kritike, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe qëndrueshmërinë e këtyre urave.
Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato u shpreh sot se, “për herë të parë ARRSH ka nisur një monitorim total të të gjithë rrjetit të infrastrukturës rrugore prej 4000 km dhe grupi i punës i udhëhequr nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka identifikuar rreth 630 ura, për të cilat ka plotësuar pasaportat e tyre, mbi gjendjen dhe të dhënat teknike që paraqesin”.
Qato tha se, “30 ura, janë në gjendje kritike dhe po projektohet plani i ndërhyrjes në to. Ndërsa 7 ura janë konsideruar me risk të lartë dhe tashmë kemi gati zbatimin e projekteve për të ndërhyrë”.
Gjithashtu vijoi ajo, po identifikojmë burimin e financimit. Ndërkohë që kemi marrë hapat e parë për sigurinë e udhëtarëve, kemi bllokuar urën e Rrogozhinës mbi lumin Shkumbin dhe kemi identifikuar problematikat në urën e Maliqit. /e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rikonstruksion i shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan
Artikulli tjetërZgjerohet nënstacioni i Komanit, Balluku: Projekti i radhës, linja 400 kV Elbasan-Bitola