TIRANË, 11 prill /ATSH/ – Gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta në implementimin e programit IPARD II dhe rritjen e efektivitetit në absorbimin e fondeve të Bashkimit Europian për sektorin e bujqësisë, ishin në qendër të takimit të organizuar nga Komisioni Europian, në Becic të Malit të Zi.
Përfaqësues nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) pjesëmarrës në takimin “Menaxhini i thirrjeve IPARD II” ku ishin të pranishëm, autoritetet më të larta nga vendet e rajonit dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për Bujqësinë në Bruksel – DG AGRI, diskutuan rreth problematikave të hasura gjatë procesit të thirrjeve IPARD dhe shkëmbyen eksperiencat më të mira në zgjidhjen e tyre.
“Qëllimi është të krijojmë lehtësi dhe efikasitet në projektet e fermerëve për thithjen e fondeve nga programet që financon BE”, u shprehën ekspertët nga AZHBR. /j.p/






















