FRANKFURT, 10 prill /ATSH-DPA/ – Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi u shpreh sot se të gjitha opsionet e BQE-së janë të hapura ndërkohë që ky institucion ka rritur parashikimin për rritje ekonomike në eurozonë.
“Këshillin qeverisës është gati të rregullojë të gjitha instrumentet e tij për të ndihmuar BQE-në që të largojë kërcënimin për recesion dhe të përmbushë objektivat e saj vjetore për inflacion nën 2%”, theksoi Draghi para gazetarëve.
Shefi i BQE-së shtoi gjithashtu se “rreziqet që rrethojnë monedhën europiane janë në rënie”. /G.S/























