Ballina Flash

“Juventus” pa Chiellinin ndaj “Ajax”?

TIRANË, 9 prill /ATSH/ – “Juventus” do të ndeshet nesër në Amsterdam përballë “Ajax-it” në kuadër të turit çerek final të Ligës së Kampionëve.

Bardhezinjtë janë zgjuar mëngjesin e të martës me një lajm “tronditës”, pasi kapiteni dhe mbrojtësi me rezultat i bardhezinjve, ka pësuar një dëmtim dhe është në dilemë për sfidën e të mërkurës në mbrëmje përballë holandezëve. Po ashtu nuk do jetë dhe mesfushori Emre Can, gjermani u dëmtua në përballjen me “Milanin” të shtunën e kaluar.

Ndërkohë, Ronaldo ja ka dal të rikuperojë dhe pritet që nesër në mëngjes, Allegri, trajneri i “Juventusit” të marri vendimet finale për formacionin e parë ndaj “Ajax”. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Roth: Europianët të gatshëm për një shtyrje me kushte të Brexit
Artikulli tjetërDurrës, përpunohen 6 anije tregtare me 17 mijë tonë mallra