BRUKSEL, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Kina ka bërë lëshime serioze të minutës së fundit për disa nga kërkesat kryesore për tregtinë dhe investimet nga ana e Brukselit, theksuan burime europiane pranë bisedimeve të samitit në Bruksel mes palëve.
”Pekini ka pranuar kërkesat e BE për çështje të tilla si subvencionime industriale, marrëveshje investimesh dhe aksese në tregje”, theksuan burimet duke shtuar se një qasje e re dhe më e rreptë e BE ndaj Pekinit është duke sjellë frytet e saj.
Të dy palët po negociojnë dhe do të ketë një deklaratë të përbashkët mbi samitin.
Teksti, i dakordësuar në nivelin e negociatorëve, duhet të nënshkruhet më pas, edhe nga shtetet anëtare të BE-së./ /os/ a.jor.












