Ballina Flash

Thaçi: Larmia e komuniteteve, pasuri e Kosovës

PRISHTINË, 8 prill /ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Romëve priti një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli.

Thaçi tha se komunitetet e shumta janë pasuri e Republikës së Kosovës, e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.

“Ne jemi model i respektimit dhe integrimit të të gjitha komuniteteve në shoqëri dhe institucione. Përfaqësuesit e komunitetit rom, duke i uruar për ditën e tyre kombëtare, i falenderova për kontributin e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, për integrimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të të drejtave të komuniteteve dhe për kundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit në shoqërinë tonë. Të gjithë qytetarët e komunitetit rom, i uroj për këtë ditë të veçantë për ta dhe familjet e tyre”, tha ai./KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVitaminat e domosdoshme për lëkurë dhe flokë të shëndetshme
Artikulli tjetërANALIZË – Pas zgjedhjeve, koha për reforma ekonomike në Turqi