Ballina Ekonomi

Vendet e Ballkanit Perëndimor pa Roaming

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Në Samitin e Dixhitalizimit në Beograd u nënshkrua marrëveshja e heqjes së shërbimit Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, e cila ka njoftuar sot heqjen e shërbimit Roaming për të gjitha vendet e rajonit.

Qëllimi i marrëveshjes është bashkëpunimi ekonomik, lehtësitë tregtare dhe heqje e  taksave. “Ky është hapi i parë pozitiv kështu që nuk do jetë më nevoja që qytetarët e vendeve të rajonit të blejnë numra të rinj telefonësh apo të kenë nevojë për shërbimin Roaming kur udhëtojnë në rajon, në vendet: Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi, Kosovë dhe Serbi”, njoftoi Bregu.

Bregu përcolli përgëzime ndaj të gjitha ekonomive të Ballkanit Perëndimor, dhe natyrisht Këshillit për Bashkëpunim Rajonal për nënshkrimin e marrëveshjes së roaming falas në Samitin për Digjitalizimin në Beograd.

Marrëveshja Rajonale për shërbimin Roaming do të ulë kostot duke filluar nga korriku i këtij viti, duke i hapur rrugën “Fol si n’shpi” (RLAH) me kosto zero në vitin 2021. Marrëveshja Rajonale për Roamig ka një vlerë simbolike të rëndësishme për rajonin, pasi ndjek linjën e harmonizimit me BE. Ndërkaq, vlera e saj qëndron gjithashtu në faktin se kjo marrëveshje ka një impakt direkt dhe të menjëhershëm tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor, duke bërë që ata të përfitojnë dhe të kursejnë.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Shpiket druri transparent, thith dhe çliron energji
Artikulli tjetërSorollatej prej 2 muajsh, qytetarja merr zgjidhje brenda 10 ditësh në platformën e bashkëqeverisjes