TEKNOLOGJI – Krahë të rinj fleksibël për avionët

MASAÇUSETS, 4 prill /ATSH-ANSA/ – Avionë më efikas, me një dizajn revolucionar mund të fluturojnë së shpejti falë krahëve të rinj fleksibël të zhvilluar nga inxhinierët e Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit në bashkëpunim me NASA-n.

”Testet e para në galerinë e erës të NASA-së treguan shfaqje që tejkaluan pritshmëritë’’, shpjegojnë studiuesit për studimin e botuar në revistën ”Smart Materials and Structures”.

Krahët e rinj, formohen nga një përzierje e komponentëve më të ngurtë dhe më fleksibël, të cilët formojnë një rrjet të mbuluar nga një shtresë e hollë e materialit polimerik.

Një prototip i tillë ishte testuar pak vite më parë me krahë prej një metri, ndërsa tani janë testuar krahë prej pesë metrash, krahasuar me ato të avionëve me një vend.

Deri tani prodhimi i tyre është kryer me dorë, por procesi i prodhimit është aq përsëritës saqë në të ardhmen mund të bëhet edhe nga robotë të vegjël, të cilët së shpejti do të testohen në sajë të një studimi ”ad hoc” që po zhvillohet.

Sipas inxhinierëve, struktura modulare e krahëve mund të përdoret gjithashtu në të ardhmen për të zhvilluar turbinat me erë për prodhimin e energjisë./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.