TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Bashkia Patos tashmë po bëhet shndërrohet në një bashki sociale, pasi po ndërmerr hapa konkrete për ndërtimin e banesave të reja sociale për të pastrehët.
Kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj ka pritur në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave, Stefan Çipa së bashku me zv.drejtoren Rajmonda Stefa dhe pjesëtarë të institucionit.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe marrja e hapave konkrete për ndërtimin e banesave të reja sociale për të pastrehët, politikë kjo e ndjekur nga bashkia Patos dhe që ka rezultuar e suksesshme vitet e fundit me investimet e realizuara në këtë fushë, ku fillimisht iu shpërndanë disa apartamente grave kryefamiljare dhe së fundmi është duke përfunduar rikonstruksionin i një godine tjetër për familjet në nevojë.
“Bashkia Patos ka gati projektet për ndërtimin e banesave të tjera sociale, të cilat presin financimin për të nisur nga puna”, tha kryebashkiakja Balilaj.
Drejtori Çipa u shpreh se institucioni që ai drejton është në gatishmëri për të mbështetur bashkinë Patos në këtë nismë me karakter të veçantë social. /a.a/ /a.g/























