TIRANË, 3 prill/ATSH/ – “Nuk do t’i pranojmë më kuotat derr në thes, do të kemi një dialog për të dëgjuar të gjitha argumentet me universitetet”.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentë dhe pedagogë në qendrën COD, duke shtuar se qeveria do të vendosë rregulla strikte për mbrojtjen e gjuhës angleze.
“Sot është rregull, që për të shkuar në master shkencor duhet anglishtja. Kam njohur shumë me master shkencor që nuk e dinë anglishten, pa pyetur se si e kanë marrë gjuhën shqipe në klasën e nëntë. Është gjithë sistemi. Ne rikthyem gjuhën shqipe në sistem dhe për anglishten ne do të kthejmë një sistem për ta bërë jo të manipulueshëm. Anglishtja duhet bërë një barrierë e sigurtë, që kush di realisht anglisht, të marrë certifikatën dhe të vazhdojë punën”, – theksoi Rama.
/e.caushi/























