BRUKSEL, 3 prill /ATSH-DPA/ – Reforma polake e vitit 2017 në drejtësi penalizon gjyqtarët në terrenin e politikës dhe shkel parimin e pavarësisës së gjyqësorit të mishëruar në traktatet e BE-së, deklaroi sot Komisioni Europian.
Për këto arsye, Komisioni po fillon një procedurë të re për shkelje kundër Varshavës, duke i dhënë Polonisë dy muaj kohë që t’i përgjigjet këtyre shqetësimeve.
Komisioni i lëshoi gjithashtu një paralajmërim Bukureshtit se mund të marrë në konsideratë masa ndëshkuese nëse shqetësimet mbi shtetin e së drejtës mbeten pa zgjidhje, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.
Për sa i përket Polonisë, BE-ja është e shqetësuar për dispozitat në legjislacion që mundësojnë që vendimet e marra nga gjyqtarët e thjeshtë t’i nënshtrohen hetimeve, madje edhe sanksionimeve. /G.S/























