Ballina Ekonomi

89 HEC-e në proces skanimi

TIRANË, 2 prill /ATSH/- Grupet e Punës me ekspertët përkatës të ngritura në zbatim të Urdhrave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, po vijojnë procesin e skanimit të HEC–eve në terren dhe në zyrë.

Nëpërmjet formularit të skanimit, grupet e skanimit të HEC–eve kanë përcjellë informacionin e detajuar mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale dhe ligjore të shoqërive që operojnë në fushën hidroenergjetike.

Në total numri i HEC-eve që zyrtarisht është depozituar edhe në MIE është rreth 89 HEC-e. Procesi i skanimit vazhdon.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Njerëzore (AKBN) bën të ditur se, në bazë të Urdhrit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë “Për verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt i vendimit të Këshillit të Ministrave, nga burimet hidrike të energjisë”, në bazë të Urdhrit “Për ngritjen e grupeve të punës të cilët do të bëjnë skanimin e HEC-eve që janë ose jo objekt koncesioni”, dhe në vijim të Urdhrit të Drejtorit Ekzekutiv, Drejtoria e Monitorimit të HEC–eve, grupet e ekspertëve të linjës që prej datës 30.01.2019 janë angazhuar dhe po vijojnë procesin e skanimit të HEC–eve në terren.

/e.xh/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHahn: Në maj rekomandojmë hapjen e negociatave me Shqipërinë
Artikulli tjetërFOTO/ Berat, nis restaurimi i afreskut në kishën e Shën Marisë