Ballina Flash

“Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”, premierë në teatrin “Migjeni”

TIRANË, 28 mars /ATSH/ – Vepra teatrore “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” do të jetë premierë në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës.

Pas suksesit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vepra me regji nga Kiço Londo mbrëmjet e datave 29 dhe 30 mars do të jetë në teatrin “Migjeni” në ora 19:00.

Në qendër të veprës janë marrëdhëniet e komplikuara nënë e bijë dhe rolet në vepër interpretohen nga aktorët Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha.

Gjithashtu kjo komedi trajton dhe fundin tragjik të Meg, një nëne 70-vjeçare, e cila jetonte me të bijën e pamartuar 40-vjeçare, Morin. Për të mos mbetur vetëm, nëna bllokon çdo rast të së bijës për t’u martuar. E kjo e fundit pas dhunës së herëpashershme fizike, edhe e vret atë.

Komedia “Mbretëresha e Bukurisë nga Leenane”, është shkruar nga Martin McDonagh në vitin 1996. Kjo vepër ka marr shumë çmime si Tony Awards, Oliver Awards. Në vitin 1999 u vu në skenë në Akademinë e Arteve me një trupë aktorësh si Drita Pelingu, Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa.  /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia, institucioni më i besuar publik
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE: Pas votimeve ”jo” për Brexit nevojitet një ”po”