Ballina Flash

Miratohet projektvendimi për veprimtarinë e stacionit të plazhit

TIRANË, 27 mars /ATSH/ – Këshilli i Ministrave miratoi sot rregulloren “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mbi këtë vendim shprehet se, “qeveria miratoi sot projektvendimin për “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”. Ashpërsojmë detyrimet ligjore në kontratat me privatët për plazhet me qira”.

“Rregulla të reja për një sezon turistik veror të mirëmenaxhuar dhe të sigurtë për pushuesit vendas dhe turistët e huaj. Shqipëria, gati për të pritur shumë më shumë turistë se viti paraardhës”, shprehet Klosi.

Miratimi i këtij projektvendimi do të rrisë në një nivel tjetër sigurinë në plazhe. Bregdeti ynë tashmë ka kulla vrojtimi që nga Velipoja deri në Sarandë, ku 250 vrojtues plazhi janë të licencuar nëpërmjet arsimit profesional, për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShahini: Armata e mësuesve do të na ndihmojë për sfidat që kemi përpara
Artikulli tjetërFUTBOLL – Umtiti nën “shënjestrën” e “Mançester Junajtid”