Ballina Flash

FUTBOLL – Umtiti nën “shënjestrën” e “Mançester Junajtid”

TIRANË, 27 mars/ATSH/ – Mbrojtësi i “Barcelonës” Samule Umtiti është vendosur në objektivin e skuadrës angleze “Mançester united”.

Sipas medieve angleze, francezi shihet si profili i duhur për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm, por drejtuesit e ekipit katalanas kanë vendosur një çmim të majmë për lojtarin, plotë 70 milionë euro

Në sezonin aktual Umtiti ka luajtur vetëm 10 ndeshje si titullar dhe dëshira për t’u aktivizuar më shumë mund ta shtyjë të largohet nga Spanja.

Umtiti u bashkua me katalanasit në 2016 nga Lyon dhe ka një kontratë që i skadon në 2023 me klauzolë 500 milionë euro.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet projektvendimi për veprimtarinë e stacionit të plazhit
Artikulli tjetërKARAKAS – Venezuela sërish e paralizuar nga mungesa e elektricitetit