FOKUS – ”Hamburger Abendblatt” cinik për ndryshimin e orës

HAMBURG, 27 mars /ATSH-DPA/ – Gazeta gjermane ”Hamburger Abendblatt” thotë se debati në Bruksel mbi shfuqizimin e ndryshimit të orës diellore është për të ardhur keq.

Në një editorial, gazeta me qendër në Hamburg shkruan se ”e gjitha kjo është kafkiane”.

”Europa është përballë sfidave të mëdha. Britanikët duan të ikin (nga Bashkimi Europian), atëherë përse të mos u bëjmë një ofertë që t’i bindim të rrinë?”, shkruan HA.

“Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina po përballen gjithmonë e më shumë, sa e bashkuar duket Europa? Përderisa vende anëtare të BE-së si Polonia dhe Hungaria gjithmonë e më shumë po injorojnë rregullat tona të përbashkëta, atëherë përse Bashkimi Europian nuk bën asnjë diskutim të hapur mbi këtë?”, pyet gazeta.

“Në vend të këtyre ne po diskutojmë mbi ndryshimin e orës. Oh, Europë!”, përfundon  ”Hamburger Abendblatt”./ /esko/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.