Ballina Flash

Rilindja e qendrave shëndetësore vazhdon çdo ditë

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Qendra shëndetësore në Perlat, Mirditë, ka ndryshuar rrënjësisht në kuadër të investimeve nga programi kombëtar për rikonstruksionin e 300 qendrave shëndetësore deri në fund të këtij mandati qeverisës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se rilindja e qendrave shëndetësore vazhdon çdo ditë.

“Mirëmëngjes dhe me rilindjen e vështirë të qendrave shëndetësore të Shqipërisë, që vazhdon çdo ditë me një hap të vogël, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Për doktorin Fatmir Nikolli, i cili prej 10 vitesh punon në këtë qendër shëndetësore, “më parë çfarë binte jashtë, futej brenda dhe çdo gjë ishte jashtë standardit”. “Tani pacientët e ndiejnë ndryshimin e madh që ka ndodhur dhe vijnë të kënaqur dhe shërbimi jepet më lehtë dhe është shumë mirë”, tha ai.

Donika Radaçi, infermiere në këtë qendër tha se, më parë godina nuk mund të quhej qendër shëndetësore, pasi kishte lagështirë dhe myk. “Sot ka ndryshuar 100% dhe ne si personel ndjehemi shumë komod”, tha ajo.

Edhe qytetarët shprehen shumë të kënaqur nga ndryshimet në këtë qendër. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pentagoni miraton një miliard dollarë për murin me Meksikën
Artikulli tjetërPolicia tjetër goditje në fushën e narkotikëve nga bashkëpunimi me komunitetin