TIRANË, 26 mars/ATSH/ – “Shqiperiaqedua.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë.
Përveç ankesave dhe zgjidhjeve të problemeve të tyre, kjo platformë po ndihmon qytetarët që të punësohen.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka sjellë rastin e një nëne të re, e cila është punësuar falë aplikimit në platformën e bashkëqeverisjes.
“Bashkëpunimi ndërmjet Zyrave të Punës dhe biznesit prodhon çdo ditë raste suksesi dhe gjen zgjidhje për punëkërkuesit anembanë vendit. Enkeleda, një nënë e re, e diplomuar vetëm para 2 vitesh pranë Fakultetit të Inxhinierisë Matematike & Fizike, iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam.al”, në kërkim të punësimit. Përmes një ndërmjetësimi me Zyrën e Punës në Tiranë, në një proces që zgjati vetëm 20 ditë, ajo sot është e punësuar pranë kompanisë InfoSoft Systems si përpunuese dokumentesh”, shprehet Denaj.
/e.caushi/























