DUBLIN, 26 mars /ATSH-ANSA/ – Luftëtari i arteve marciale të MMA-së, irlandezi Conor McGregor, njoftoi se tërhiqet dhe del në pension, por nuk zbuloi arsyet për një vendim të tillë.
“Vendosa të dal në pension nga sporti i njohur zyrtarisht si artet e përziera marciale. Uroj që të gjithë kolegët e mi të vjetër në vazhdimin e karrierës. Tani unë u bashkohem ish-kolegëve të mi që tashmë janë në pension”, porositi McGregor në Twitter.
Mbetet e paqartë për çfarë arsye e bëri këtë, ndërsa një vendim të ngjashëm për tërheqje nga sportet luftarake ai e bëri të ditur edhe në fillim të vitit 2016, por atëherë doli vetëm se kërkonte vëmendje mediatike.
Një nga luftëtarët më të popullarizuar të MMA-së, 30 vjeçari McGregor titullin e parë botëror në kategorinë e lehtë e fitoi që në vitin 2012 dhe që atëherë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe krijoi një popullaritet të madh./ /os/ a.jor.







