Ballina Flash

Panucci: Pranova vendimin e FSHF

TIRANË, 23 Mars /ATSH/ -Menjëherë pasi ka marrë lajmin për shkarkimin nga detyra si trajner i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka marrë  avionin e parë dhe për të udhëtuar drejt Italisë, duke mbyllur në këtë mënyrë aventurën e tij kuqezi.

“Ishte një vendim i presidentit dhe unë e pranoj. Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe falënderoj të gjithë Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë presidentit Duka, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi që të më largojë. Ishte diçka shumë e rëndësishme që të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye i detyrohem të gjithëve një faleminderit”, tha Panucci para largimit nga Tirana për TCH.

Trajneri ka thënë se fajtori kryesor për këtë ecuri negative të kombëtares shqiptare është ai, ndërsa ka falenderuar futbollistët që kanë qenë nën urdhrat e tij gjatë kësaj periudhe.

“Ka gjithmonë një fajtor dhe në këtë rast unë jam përgjegjës. Njerëzit kur humbet Shqipëria vuajnë, në fakt vuaj edhe unë. Gjithsesi kam shumë respekt për të gjithë shqiptarët. I kam falendëruar sot në mëngjes të gjithë lojtarët për gjithçka që më kanë dhënë deri në momentin e fundit. Uroj që të bëjnë gjëra të mira do të jenë gjithmonë në zemrën time”, shtoi ish-trajneri i kuqezinjve.

Pyetjes nëse kjo skuadër ka shanse për të bërë më mirë dhe a ishte ky vendim i duhur, Panucci iu përgjigj, “e uroj këtë. Shpresoj që ky të jetë një vendim i drejtë, por vetëm koha do ta tregojë”.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeklarata e Metës, Rama: Ky vend nuk do të dalë kurrë nga NATO
Artikulli tjetërNga profesorë e artistë tek zv.ministrat, ja 100 emrat e ekipit të Erion Veliajt për Tiranën