Ballina Ekonomi

Punimet tek “Mbikalimi Kasharit-Rinas”, devijohet trafiku

TIRANË, 22 mars /ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nesër nga ora 09:00 deri në orën 17:00 të pasdites do të kryhen punime në aksin rrugor “Mbikalimi Kasharit – Rinas” dhe për këtë arsye do të devijohet qarkullimi i mjeteve.

ARRSH bën me dije se punimet do të kryhen në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit dhe trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqëzime përgjatë kryerjes së punimeve.

Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. ARRSH kërkonë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.

e.xh/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAVANA – Princi Çarls në Kubë, një vizitë e pazakontë në ishull
Artikulli tjetërFesta e Sulltan Nevruzit, bashkia e Tiranës shërben drekën për personat në nevojë