Meta uron shqiptarët për festën e Sulltan Nevruzit

TIRANË, 22 mars /ATSH – I. Vata/ – Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën sot me vizitën në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ku ka uruar dhe 22 marsin, Festën e Sulltan Nevruzit.

Presidenti Meta gjatë vizitës së tij në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë ishte i shoqëruar me pjesëtarë të familjes, ku u takua edhe me Kryegjyshin Botërore të Bektashinjve, Edmon Ibrahimi.

Në urimin e tij, Presidenti Meta shprehet se “Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!. Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”, shprehet Meta.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.