Festa e Sulltan Nevruzit, Baba Mondi: Më shumë dashuri për njëri-tjetrin

TIRANË, 22 mars /ATSH – I. Vata/ – Në ditën e festës së Sulltan Nevruzit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dedebaba, Edmond Brahimaj, lutet për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit.

Në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë është zhvilluar paraditen e së premtes ceremonia e shenjtë e festës së 22 marsit të Sulltan Nevruzit.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba. Edmond Brahimaj në ceremoni e organizuar për të gjithë besimtarët bektashinj që festojnë sot “Sulltan Nevruzin solli në vëmendje shenjtin e madh, imam Aliut.

Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj theksoi se 22 marsi do na nxisë dita ditës për më shumë dashuri me njëri-tjetrin.

“Jeta dhe vepra e tij përbën një model të shkëlqyer për botën myslimane. I lutem zotit lart për një të ardhme sa më të mirë dhe jo numëro këto realitet të trishtuar. I kërkoj shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë. Zoti i bekoftë të gjithëve amin. Më lejoni të filloj ceremoninë. Dashuria e Aliut dhe drejta e Aliut në këtë komb është si e drejta e prindërve me fëmijët”, – tha ai.

Ceremonia u zhvillua mes besimtarëve bektashinj, ku ishin të pranishëm figura të larta të politikes, diplomacisë dhe përfaqësues të medieve.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.