TIRANË, 22 mars/ATSH/ – Pas harmonizimit të rezolutës së LDK-së, është miratuar me 74 vota projektrezoluta që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve lejon qeverinë e Kosovës që të sjell ligjin në Kuvend, duke i ndaluar përfundimisht ato.
Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ndalimin e tyre.
“Pas konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare, propozoj këto ndryshme: pika e parë qeveria të nisë procedurat ligjore për pezullim të ligjit deri në ndërrim të ligjit dhe qeveria brenda 30 ditëve të sjell në Kuvend ligjin që i ndalon lojërat e fatit”, tha ai.
KosovaPress/e.caushi/













