Ballina Flash

Paraqiste rrezikshmëri, shembet me shpërthim oxhaku 40 m në Fushë-Arrëz

TIRANE, 21 mars/ATSH/- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot me sukses objektin 40 metra të lartë (oxhak) në Fushë-Arrëz.

IKMT përdori 7 kilogramë eksploziv të vendosur trupin rreth 100 furnela (vrima) në trupin e objektit. Nga rrëzimi i objektit nuk pati asnjë dëm.

Ishte bashkia e Fushë-Arrëzit që i kërkoi IKMT prishjen e oxhakut, i ndërtuar para viteve ’90, pasi për shkak të amortizimit paraqiste rrezikshmëri./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Mogherini: Racizmi ende i përhapur në botë, BE-ja nuk bën përjashtim 
Artikulli tjetërShqipëri-Turqi, policia merr masa për ndeshjen në “Loro Boriçi”