Ballina Ekonomi

Mbështetje gjermane për zhvillimin e zonave rurale

TIRANË, 21 mars /ATSH/ – Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale synon të promovojë vlerat rurale, por edhe të forcojë kapacitetet e shërbimeve.

Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi, duke folur në Kuvend gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”, theksoi se ky projekt ka një buxhet prej 2 milionë euro dhe do të menaxhohet nga GIZ.

Me një buxhet 2 milionë euro, projekti ka si shtylla të tij promovimin e vlerës së produkteve të zonave të caktuara, edukim dhe forcim dijesh, forcim kapacitetesh, mbështetje dhe zhvillim të organizatave të shoqërisë civile. Projekti është në kuadër të një sërë projektesh të tjera të qeverisë, si ai i “100 fshatrave”, tha Mesi.

Akademia e 100 fshatrave ka përcaktuar fshatrat në Alpet e Shqipërisë dhe Liqenin e Shkodrës si një lot shumë të rëndësishëm për këtë projekt. Koncepti i “100 fshatrave” është një model që synon sukses për zhvillimin ekonomik të fshatit jo vetëm nëpërmjet bujqësisë dhe blegtorisë, por edhe për forcimin e kapaciteteve, theksoi Mesi.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, qytetit turistik i rikthehet qendra historike
Artikulli tjetërBRUKSEL – Mogherini: Racizmi ende i përhapur në botë, BE-ja nuk bën përjashtim