Ballina Flash

Kukës/ Shtohen sipërfaqet e gjelbra, mbillen 200 pemë

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Rreth 200 pemë dekorative do të mbillen në të gjitha lagjet në qendër dhe periferi të qytetit të Kukësit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, në bashkinë e Kukësit ka nisur puna për mbjelljen e pemëve dekorative dhe zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar.

Puna sot u përqendrua në të gjithë gjatësinë e rrugës nga Ujësjellësi deri tek Gjykata. Veç mbjelljes së pemëve, ditët në vijim, do të bëhet edhe pastrimi dhe mirëmbajtja e lulishteve, parkut dhe hapësirave të tjera publike në qytet.

Bashkia Kukës u bën apel qytetarëve për më shumë kujdes e përgjegjshmëri për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon protesta e opozitës
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA i dorëzon Turqisë edhe dy avionë F-35