TIRANË, 21 mars/ATSH/ – Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Aleati i kryedemokratit Basha i cili renditet i 6-ti në listën e Partisë Demokratike në Vlorë, tashmë ka hedhur hapin e parë për të marrë mandatin e deputetit për qytetin e Vlorës.
Kuvendit të Shqipërisë pritet t’i shtohen dhe dy deputetë të opozitës, Ambra Borova e cila vjen nga lista shumemërore të LSI-së në qarkun e Shkodrës, si dhe Arben Elezi nga lista e PD në qarkun e Elbasanit.
Që të dy këta deputetë kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit pranë KQZ, duke shprehur vullnetin për të marrë mandatin e deputetit pas djegies së tyre nga ana e ish-deputetëve të PD dhe LSI.
/e.caushi/























