Ballina Ekonomi

Tregu i punës, informaliteti me trajektore të rënies progresive

TIRANË, 20 mars /ATSH/ – Dajna Sorensen, zv/ministre e Financave dhe Ekonomisë, u shpreh se informaliteti në ekonominë e vendit, po ndjek trajektoren e rënies progresive.

Duke iu referuar raportit të publikuar një ditë më parë nga Banka Botërore mbi tregun e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, Sorensen tha sot në një prononcim për ATSH-në, se “raporti në vetvete analizon faktin se niveli i informalitetit në ekonominë shqiptare është i lartë në nivelin 38%, por krahasuar me vitin 2014, raporti i BB citon se informaliteti është reduktuar nga 50% në 36% aktualisht”.

“Qeveria është e angazhuar në luftën kundër informalitetit dhe po punon fort në disa drejtime. Në bashkërendim edhe me instuticionet e linjës, por edhe me faktorët ndërkombëtarë, po hartohen masa për reduktimin e informalitetit, që përkthehet në rritje të ekonomisë së vendit dhe zhvillim të qëndrueshëm”, u shpreh ajo, ndërsa theksoi se qeveria po punon mbi bazën e masave konkrete në tre drejtime për reduktimin e informalitetit që përfshijnë: Administratën Tatimore, Sigurimet Shoqërore dhe Inspektoriatin e Punës. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: I gatshëm të dorëzoj mandatin si President për zgjidhje politike parimore
Artikulli tjetërFOKUS – Përfaqësim ”perandorak” kinez në Itali