Ballina Ekonomi

OSHEE vendos në punë transformatorin e ri në Lushnjë

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën me dije se, për shkak të vendosjes së transformatorit në Kabinën “Xhyret” fideri.2 në nënstacionit Hysgjokaj, u stakua energjia elektrike.

OSHEE thekson se “u morën të gjitha masat që brenda pak orësh nga djegia e transformatorit ekzistues, të sillej transformatori i ri nga Tirana, si dhe u vendos në punë. Megjithëse terreni nuk të mundëson transport normal të transformatorit, ekipet e tona ja dolën që në një kohë të shkurtër ti jepnin energji të gjithë abonentëve të kësaj kabine.

/m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Ikardi bën paqe me “Interin”, rikthehet në stërvitje
Artikulli tjetërKUVAJT – Pompeo kërkon një pajtim mes Arabisë Saudite dhe Katarit