Ballina Aktualitet

Meta: Dënimi i Karaxhiç, mësim për të punuar për harmoninë mes popujve

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta e cilësoi drejtësi të vonuar dënimin e sotëm të Karaxhiç nga Gjykata e Hagës.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj”, theksoi Presidenti në reagimin e tij.

Meta tha se “ky vendim është një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – OKB: Finlanda vendi më i lumtur në botë
Artikulli tjetërShqipëria shënon ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë