Ballina Flash

Hysaj drejt largimit nga “Napoli” në merkaton e verës

TIRANË, 20 mars /ATSH/ – Elseid Hysaj këtë sezon nuk ka qenë në planet e trajnerit të “Napolit”, Carlo Ancelotti.

Për këtë, sipas të përditshmes italiane “TuttoSport”, drejtuesit e “Napolit” po planifikojnë shitjen e shkodranit gjatë merkatos së verës dhe do të jenë të kënaqur nëse nga kartoni i tij do të përftojnë 35 milionë euro.

Klauzola e largimit të Hysajt është 50 milionë euro, por me situatën e re të krijuar që pas mbërritjes së Ancelotti, “Napoli” duhet ta ulë çmimin.

Nëse Murizio Sarri do të qëndrojë te “Chelsea”, atëherë mund të rikthehet interesi i bluve të Londrës për Hysajn. Vetë lojtari e dëshironte këtë lëvizje, por për arsye të ndryshme nuk u realizua.

Kuptohet qartë që në verë do të flitet shumë për të ardhmen e lojtarit kuqezi, që nëse do të largohet nga “Napoli” do të shënojë një rekord sa i përket shumës së paguar për një lojtar kuqezi.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBare: Kriza politike fiktive, qëndrimi i presidentit Meta nuk ndihmon
Artikulli tjetërMAKINA – Toyota prodhon një makinë të re hibride për Suzukin