Ballina Kosova

Limaj nderon shqiptarët e rënë në betejën e Çanakalasë

TIRANË, 19 mars/ATSH/ – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe kryetari i komunës së Skënderajt, kanë marrë pjesë në aktivitetin përkujtimor të 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë.

“Në nderim të shqiptarëve të rënë në këtë betejë, vendosëm lule pranë varreve të tyre. Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota, ku ranë mijëra shqiptarë. Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun, kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari dhe drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Përkujtimore, Bislim Zogaj, morëm pjesë në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë. Në nderim të shqiptarëve të rënë në këtë betejë, vendosëm lule pranë varreve të tyre”, theksoi Limaj.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Sistemohet rrjeti elektrik përgjatë autostradës Tiranë-Durrës
Artikulli tjetërValutat kryesore zhvlerësohen në këmbim me lekun