TIRANË, 18 mars/ATSH/ – Mot për ditën e sotme parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të izoluara me intensitet të ulët në pjesën Veriore dhe Jugore në mesditë e pasdite. Mjegull/mjegullinë në lugina në orët e mëngjesit.
Era do të jetë nga kuadranti i Juglindjes dhe Jugperëndimit me shpejtësi 1-10 m/sek, Përgjatë vijës bregdetare era relativisht intensive dhe rrahje me shpejtësi 15-20 m/s përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/s.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/21 | Shi Diell |
| Kukës | 8/22 | Re Diell |
| Lezhë | 6/21 | ShiDiell |
| Dibër | 4/20 | Re Diell |
| Durrës | 7/20 | Re Diell |
| Tiranë | 7/24 | Re Diell |
| Elbasan | 7/24 | Re Diell |
| Berat | 5/22 | Re Diell |
| Vlorë | 7/21 | Shi Diell |
| Korcë | 4/20 | Re Diell |
| Gjirokastër | 3/25 | Shi Diell |
| Sarandë | 11/22 | Shi Diell |





















