Një javë mes artit dhe kulturës

TIRANË, 18 mars /ATSH/ – Gjatë javës që shkoj në fushën e kulturës u zhvilluan shumë aktivitetet të fushave të ndryshme ku vlen të përmendim rritjen e numrit të vizitorëve në asetete e trashëgimisë, aktivitete kulturore si dhe restaurime të monumenteve të kulturës.

Ministrja e Kulturë, Elva Margariti, ka vizituar Prizrenin gjatë javës ku pati një takim me homologun e saj, Kujtim Gashi dhe nga aty u tha se kalendari kulturor mbarëkombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do nënshkruhet brenda këtij muaji në Tiranë.

Gjithashtu gjatë javës ka përfunduar dhe restaurimi i Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit. Varri Monumental ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës.

Asetet e trashëgimisë kulturore kanë tërhequr vizitorë të shumtë dhe gjatë 2019 ku vetëm në tre muajt e parë Parku Arkeologjik Kombëtar Apolonia ka tërhequr 2500 turistë.

Për projektet në fushën e kulturës gjatë javës që shkoj u zhvillua takimi i tretë i projektit MONET “Kultura në lëvizje në rrjetet e muzeve të Adriatikut”.

Është në përgatitjet e fundit “TKRINART 2019” festivali i teatrit dhe energjisë së jashtëzakonshme të gjimnazeve të Tiranës në “ArTurbina” ku pjesë e këtij festivali janë 150 gjimnazistë që do të ngjiten në skenën e madhe. /a.a//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.