Ballina Flash

Mundësi bashkëpunimi me Partneritetin e Qeverisë së Hapur

TIRANË, 18 mars /ATSH/ – Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko priti në një takim Joe Powell, zv.drejtorin e Përgjithshëm të Partneritetit të Qeverisë së Hapur (OGP) si dhe Sandra Pernar, koordinatore rajonale për Europën e Partneritetit të Qeverisë së Hapur.

Qëllimi i kësaj vizite të përfaqësuesve të OGP-së ishte vlerësimi i mundësive të bashkëpunimit.

Ministri Majko shprehu interesimin e tij për të bashkëpunuar me ekipin e OGP, gjithashtu sugjeroi që të punohet ngushtë me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Gjatë takimit ministri bisedoi me përfaqësuesit e OGP edhe për Samitin II të Diasporës.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDamian Gjiknuri emërohet Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS
Artikulli tjetërReforma zgjedhore, PD kundër zgjedhjes së Gjiknurit